Apple Vision Pro del në shitje më 2 Shkurt

Porositë do të fillojnë më 19 Janar. Krahas njoftimit të disponueshmërisë së pajisjes 3499 dollarëshe, Apple gjithashtu zbuloi çmimin e lenteve Zeiss që përdoruesit mund ti marrin me të.

Ka ardhur momenti i shumëpritur ndërsa gjiganti i iPhone tha se shitjet e pajisjes së parë të realitetit virtual të Apple do të fillojnë më 2 Shkurt në SHBA.

Porositë do të fillojnë më 19 Janar. Krahas njoftimit të disponueshmërisë së pajisjes 3499 dollarëshe, Apple gjithashtu zbuloi çmimin e lenteve Zeiss që përdoruesit mund ti marrin me të.

Çmimet fillojnë nga 99 dollarë deri në 149 dollarë. Modeli bazë i Vision Pro ofron 256GB hapësirë dhe vjen me aksesorët:

Rripin Solo Knit dhe Dual Loop
Izolues të dritës
Mbulesën Apple Vision Pro
Cohë lustruese
Bateri
Kabëll karikimi USB-C dhe adapter USB-C

Apple prezantoi pajisjen në Konferencën Botërore të Zhvilluesve në Qershor të vitit të kaluar. Vision Pro ofron ekran 4K për të dy sytë dhe përdoruesit mund të kalojnë mes dy modaliteteve të realitetit virtual dhe të shtuar.

Fuqizohet nga një çip i zhvilluar nga Apple quajtur M2 dhe çipi i ri R1 i dedikuar për përpunimin e të dhënave mes sensorëve, kamerave dhe mikrofonëve. Përdoruesit mund të navigojnë pa një kontrolloret ndërsa pajisja mbështet gjurmimin e lëvizjeve të syve, kokës dhe duarve.