Gjiganti i teknologjisë është tërhequr nga marrëveshja e cila pritet të finalizohet kësaj jave.
Apple është larguar nga negociatat për tu bërë pjesë e raundit të financimit prej 6.5 miliardë dollarësh raportoi Wall Street Journal ditën e Premte.
Gjiganti i teknologjisë është tërhequr nga marrëveshja e cila pritet të finalizohet kësaj jave.
Firmat e tjera të teknologjisë si Microsoft dhe Nvidia gjithashtu kanë qenë në bisedime ndërsa WSJ shtoi se gjiganti i Microsoft kihste planifikuar të hidhte edhe 1 miliardë dollarë të tjera pasi kishte investuar 13 miliardë dollarë në kompani.
Muajin e kaluar ishte WSJ që raportoi i pari se Apple ishte pjesë e bisedimeve për një raund investimi që do ta vlerësonte OpenAI me 100 miliardë dollarë.
Ky vlerësim i lartë për OpenAI vjen në vazhdën e luftës AI që nisi me debutimin e ChatGPT në fund të 2022 dhe bërë që kompani në disa industri të investojë miliarda në teknologji për të qëndruar përpara konkurrencës dhe kapur pjesë tregu.