Prej lansimit të tij, ka pasur shumë shkrime dhe raporte pozitive rreth iPhone X. Por, duket se modeli më i avancuar i Apple mund të hiqet nga shërbimi për shkak të disa problemeve.
Sipas një raporti të ri të siguruar nga AppleInsider, analisti i KGI Securities, Ming-Chi Kuo, tha se shitjet e iPhone X kanë qenë zhgënjyese dhe se prodhimi i tij do të ndërpritet në verë.
Modeli i fundit – dhe i vetëm – i Apple që u anulua ishte iPhone 5C, në vitin 2014, transmeton Gazeta Express.
Apple është kritikuar për çmimin e lartë të iPhone X, i cili fillon nga 999 dollarë për modelin më bazik. Kuo ka zbuluar planet e Apple edhe në të kaluarën dhe ka thënë se “mosinteresimi në Kinë rreth këtij modeli” është arsyeja kryesore e anulimit të tij.
Një nga veçoritë e celularit është teknologjia për njohjen e fytyrës, e cila ia mundëson përdoruesit që ta hapë celularin vetëm duke skanuar fytyrën, në vend të shenjave të gishtit, transmeton Gazeta Express.
Kjo veçori, megjithatë, u pushtua nga kritika të shumta pas një rasti ku një baba tha se djali i tij kishte arritur ta kalojë Face ID.
I njëjti problem u raportua edhe në Kinë vetëm pas një jave. Një grua atje kuptoi se mund ta hapte celularin X të koleges së saj duke përdorur njohjen e fytyrës. Mendohet se iPhone X nuk është në gjendje t’i dallojë kinezët nga njëri-tjetri, por kjo është mohuar nga Apple, duke thënë se teknologjia e tyre është mjaft e saktë.