Ballina Arritje Teknologji Apple shpjegon pse nuk do të krijojë një motor kërkimi

Apple shpjegon pse nuk do të krijojë një motor kërkimi

Javën e kaluar Google propozoi një ndalim 3-vjeçar të marrëveshjeve të ekskluzivitetit me çdo funksionalitetit apo shërbim të Apple.

Zëvendës presidenti i shërbimeve pranë Apple Eddy Cue tha e Apple nuk do të krijojë një motor kërkimi që konkurron me Google sepse do ti kushtonte miliarda dollarë dhe vite për të zhvilluar shkruhej në mocionin e Apple për të ndërhyrë në gjyqin që po bëhet ndaj Google.

Qëllimi i këtij mocioni është që Apple të bëhet pjesë e gjyqit të Departamentit të Drejtësisë(DOJ) ndaj Google ku për Apple mund të rezultojë me 20 miliardë dollarë humbje të ardhurash për shkak të marrëveshjeve mes dy kompanive.

DOJ dhe Google kanë mosmarrëveshje lidhur me mënyrën e adresimit të monopolit të kompanisë në motorët e kërkimit por dy palët kanë pranuar të anulojnë dhe rinegociojnë bashkëpunimin me Apple.

Javën e kaluar Google propozoi një ndalim 3-vjeçar të marrëveshjeve të ekskluzivitetit me çdo funksionalitetit apo shërbim të Apple.

Cue paralajmëron se anulimin e marrëveshjes do të dëmtonte Apple dhe të ishte përfitim për Google.

Nëse kjo gjykatë i ndalon Google të ndajë të ardhurat nga kërkimi online, Apple do të përballej me dy zgjidhje të papranueshme. Do të lejojë përdoruesit në SHBA  të zgjedhin Google si motor kërkimi për Safari, por Apple nuk do të mare më asnjë të ardhur, kështu që të Google fiton qasje tek përdoruesit e Apple pa asnjë kosto shtesë. Ose Apple mund të heqë Google Search si opsion nga Safari. Por duke qenë se konsumatorët tanë preferojnë Google, heqja e tij si opsion do të dëmtonte Apple dhe konsumatorët e saj,” thoshte Cue.

Cue tha se krijimi i një motori kërkimi nga Google do të kishte rrezik të lartë duke sugjeruar se chatbotët AI janë evolucioni i ardhshëm i kërkimit.

Exit mobile version