Sipas Apple, fituesit e 2023 App Store Award ju ofruan përdoruesve eksperienca domethënëse dhe inspiruan ndryshime kulturore.
Ditën e sotme Apple prezantoi fituesit e 2023 App Store Award, duke vënë në dukje aplikacionet dhe lojërat më të mira për iPhone, iPad, Mac etj.
Apple në total ka njohur 14 aplikacione dhe lojëra si fitues të përzgjedhur nga ekipi editorial i App Store.
Sipas Apple, fituesit e 2023 App Store Award ju ofruan përdoruesve eksperienca domethënëse dhe inspiruan ndryshime kulturore.
Zgjedhjet e Apple kanë fuqizuar përdoruesit të zbulojnë gjithë kreativitetin e tyre, të zbulojnë një botë aventurash të reja dhe të dëfrehen me familjen dhe miqtë.
Apple zgjodhi Aplikacionin e Vitit për secilin prej produktevetë saj dhe Lojën e Vitit për iPhone, iPad dhe Mac.
Aplikacionet e Vitit
iPhone App of the Year: AllTrails, nga AllTrails, Inc.
iPad App of the Year: Prêt-à-Makeup, nga Prêt-à-Template.
Mac App of the Year: Photomator, nga UAB Pixelmator Team.
Apple TV App of the Year: MUBI, nga MUBI, Inc.
Apple Watch App of the Year: SmartGym, nga Mateus Abras.
Lojërat e Vitit
iPhone Game of the Year: Honkai: Star Rail, nga COGNOSPHERE PTE. LTD.
iPad Game of the Year: Lost in Play, nga Snapbreak Games.
Mac Game of the Year: Lies of P, nga NEOWIZ.
Apple Arcade Game of the Year: Hello Kitty Island Adventure, nga Sunblink.
/PCWorld Albanian