iPhone SE i ri do të ketë një prerje të kamerës – “notch” – të cilin Apple e largoi për ti hapur rrugë dizajnit të Ishullit Dinamik. Gjithashtu smartfoni do të ketë një portë USB-C në mënyrë që Apple të mund ta shesë telefonin në Bashkimin Europian.
Në vetëm pak ditë Apple mund të prezantojë një iPhone SE të ri. Sipas Bloomberg, kompania do të prezantojë modelin me kosto të ulët që nga java e ardhshme përpara se të dalë në shitje në fund të muajit.
iPhone SE i fundit debutoi në 2022 dhe Bloomberg thotë se Apple ka pasur stok të ulët kohët e fundit. Ndryshe nga versioni ekzistues, nuk pritet që modeli i ri të ketë butonin fizik, një veçori që identifikonte pajisjet e kompanisë prej vitesh.
iPhone SE i ri do të ketë një prerje të kamerës – “notch” – të cilin Apple e largoi për ti hapur rrugë dizajnit të Ishullit Dinamik. Gjithashtu smartfoni do të ketë një portë USB-C në mënyrë që Apple të mund ta shesë telefonin në Bashkimin Europian.
Kompania u detyrua të ndalonte shitjet e versioni të 2022 të iPhone SE dhe të iPhone 14 pasi rregullat e reja hynë në fuqi në Europë.
Së fundi iPhone SE do të jetë pajisja e parë Apple që përdor modemin celular të vetë kompanisë duke zëvendësuar atë të Qualcomm që ka përdorur gjer më sot. Telefoni vjen me Face ID dhe Apple Intelligence falë procesorit A18.
Kujtojmë se versioni i kaluar i iPhone SE kushtonte 429 dollarë, por kjo ishte 2 vite më parë. Presim që versioni i ri të kushtojë më tepër për shkak të specifikave të tij.