Ballina Arritje Teknologji Apple prezantoi Mac Mini të ridizajnuar me çipin M4

Apple prezantoi Mac Mini të ridizajnuar me çipin M4

Gjëja e parë që bie në sy është dizajni i ri. Madhësia e kompjuterit është dukshëm më e vogël me përmasa 13×13 cm edhe pse paraardhësi gjithashtu ishte i vogël.

Si pjesë e një jave dedikuar lançimit të produkteve të reja Mac nga Apple, kompania prezantoi një model të fundit më të fuqishëm të Mac Mini. Ky kompjuter tani është i pajisur me çipin më të fundit Apple M4 duke ofruar mbështetje për ray-tracing për herë të parë si dhe përmban 16GB RAM.

Kjo sasi e memories RAM do të jetë standardi i ri në epokën e Apple Intelligence. Kompjuteri fillon nga 599 dollarë me çipin bazë M4 dhe nga 1,399 dollarë për modelin me çipin më të fuqishëm M4 Pro.

Gjëja e parë që bie në sy është dizajni i ri. Madhësia e kompjuterit është dukshëm më e vogël me përmasa 13×13 cm edhe pse paraardhësi gjithashtu ishte i vogël.

Nëse po mendoni sesi Apple arrin ti mbajë komponentët e saj në temperatura të pranueshme kompania thotë se e bën këtë përmes efikasitetit dhe arkitekturës termike inovative që drejton ajrin në nivele të ndryshme të sistemit.

Apple ka vendosur dy porta USB-C dhe një portë kufjesh 3.5mm në pjesën ballore dhe tre porta USB-C ku njëra është Thunderbolt, një portë HDMI dhe një portë Ethernet në pejsën e pasme.

Shpejtësia e portës Thunderbolt varet nga procesori që keni, M4 ose M4 Pro. Modeli bazë ka Thunderbolt 4 ndërsa modeli Pro ka Thunderbolt 5. Në tërësi kompjuteri me M4 Pro është i shpejtë dhe vjen me 14 bërthama procesorike dhe 20 bërthama grafike.

Memoria RAM mund të konfigurohet me deri në 32GB për modelin M4 dhe 64GB për modelin M4 Pro. Kapaciteti maksimal i hapësirës që mund të vendoset është 8TB.

Exit mobile version