Një tjetër problem ishin disa përditësime të aplikacioneve të palëve të treta të cilat bënin që sistemi të mbingarkohej ndërsa Apple tha se po punonte me zhvilluesit e aplikacioneve.
Ditën e Shtune Apple tha se ka identifikuar një problem që bënte që disa iPhone të nxeheshin më tepër sesa pritej dhe kjo vinte si rezultat si një problemi me iOS 17 që do të adresohet përmes një përditësimi.
Pas disa ankesave se telefonit operonin në një temperaturë më të lartë sesa normalisht, Apple tha se pajisja në ditët e para mund të duket më e nxehtë për shkak të konfigurimit të parë dhe aktivitetit të shtuar në sfond.
Një tjetër problem ishin disa përditësime të aplikacioneve të palëve të treta të cilat bënin që sistemi të mbingarkohej ndërsa Apple tha se po punonte me zhvilluesit e aplikacioneve.
Aplikacionet e palëve të treta si loja Asphalt 9, aplikacionet Instagram dhe Uber u prekën nga ky problem. Instagram tashmë e ka adresuar problemin më 27 Shtator.
Ndërkaq përditësimi i ardhshëm i iOS 17 nuk do të reduktojë performancën për të adresuar temperaturën e iPhone. Sipas Apple iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max nuk vuajnë nga mbinxehja për shkak të dizajnit madje materiali i ri prej titani vetëm përmirëson shpërndarjen e nxehtësisë.