Versionet e përditësuar të iPad Air do të mbërrijnë në fillim të vitit ndjekur me modelet e reja iPad Pro në tre mujorin e dytë të 2024.
Apple do të prezantojë një iPad Air 12.9-inç krahas iPad Pro OLED si pjesë e linjës së 2024 raportoi analisti Ming Chi-Kuo.
Versionet e përditësuar të iPad Air do të mbërrijnë në fillim të vitit ndjekur me modelet e reja iPad Pro në tre mujorin e dytë të 2024.
Kuo parashikon se Apple do të zbulojë një iPad Air 10.9 dhe për herë të parë një iPad AI 12.9-inç. Edhe pse do të vijë me madhësinë e ekranit të një iPad Pro, me shumë gjasa nuk ka ekranin mini-LED të tij.
Por Kuo thotë se pllaka e bordit do të jetë prej oksidi, çka do të përmirësonte performancë përballë modelit më të vogël.
Sa i takon iPad Pro të ri, Kuo thotë se janë dy modele që fuqizohen nga çipi M3 ndërsa ekrani mini-LED do të zëvendësohet nga OLED.
Pjesa tjetër e linjës së iPad-it pritet gjithashtu për përmirësime, me iPad-in e gjeneratës së 11-të dhe iPad mini të ri që pritet të mbërrijnë në gjysmën e dytë të 2024. Ka kaluar më shumë se një vit që kur Apple lëshoi për herë të fundit një iPad të ri.