Konkretisht kompania ka vënë në shënjestër datën 1 Nëntor për këtë lançim. Sipas Gurman me shumë gjasa do të kemi një MacBook Pro të segmentit të ullët dhe lartë 14-inç me çipin M4.
Apple është përgatitur për disa lançime harduerësh të rinj këtë Vjeshtë. Në buletinin javor Power On të gazetarit të Bloomberg, Mark Gurman, raportohet se Apple do të lançojë modelet e reja MacBook Pro, një Mac mini të ridizajnuar, iMac me procesorin M4 dhe iPad Mini të ri drejt fundit të muajit.
Konkretisht kompania ka vënë në shënjestër datën 1 Nëntor për këtë lançim. Sipas Gurman me shumë gjasa do të kemi një MacBook Pro të segmentit të ullët dhe lartë 14-inç me çipin M4.
Gjithashtu do të prezantohet edhe varianti i segmentit të lartë 16-inç MacBook Pro. Sa i takon Mac mini Gurman më përpara ka raportuar se M4 Mac mini do të jetë më i vogël në përmasa krahasuar me paraardhësit me madhësinë e një kutie Apple TV.
Reduktimi i madhësisë do të thotë se nuk ka porta USB-A. Pas lançimit të këtyre produkteve këtë Vjeshtë, Apple do të përgatisë disa produkte të tjera për fillimin e 2025 ku përfshihen modelet 13-inç dhe 15-inç M4 MacBook Air së bashku me modelet e rifreskuara të iPhone SE dhe iPad Air.