Përveç harduerit të brendshëm, Apple pritet të ridizajnojë Mac mini duke shtuar më shumë porta në desktopin e vogël.
Kur Apple lançoi kompjuterët e parë Mac me procesorin M1 si MacBook Air, MacBook Pro dhe Mac mini, ato ishin identikë me modelet Intel me përjashtim të procesorit.
Por spekulime të shumta sugjerojnë se Apple ka përgatitur ridizajnime të laptopëve dhe kompania tashmë ka nxjerrë në shitje modelet e reja iMac me procesorin Apple.
Tani është radha e Mac mini për një rifreskim të madh. Mark Gurman i Bloomberg thotë se Mac mini i ridizajnuar me çipin M1X do të vijë shumë shpejtë.
Procesori i ri M1X ende nuk është prezantuar. Përveç harduerit të brendshëm, Apple pritet të ridizajnojë Mac mini duke shtuar më shumë porta në desktopin e vogël.
Ky desktop i vogël do të jetë më i fokusuar tek fuqia dhe mund të kushtojë më tepër sesa Apple aktualisht ofron ndërsa kompania mund të ruajë modelin bazik si opsion e kosto të përballueshme.
Përveç Mac mini, Apple do të zbulojë modelet e ridizajnuara të MacBook Pro këtë vjeshtë gjithashtu me procesorin e ri M1X. /PCWorld Albanian