Tarifa e re prej 0.5 euro për instalim aplikacioni vendosur mbi zhvilluesit u prezantua nga kompania për të qenë në përputhje me Aktin e Tregjeve Dixhitale (DMA).
Tarifat e reja të Apple për zhvilluesit e aplikacioneve janë vendosur nën hetim nga Bashkimi Europian i cili beson se ato rrisin koston për prodhuesit e softuerit.
Rregullatorët Europianë së fundi kanë vënë nën hetim tarifën teknologjike që Apple vendosi së fundi. Presioni Europian vjen në një kohë Big Tech kanë kërkuar nga presidenti i zgjedhur Donald Trump të sfidojë BE-në lidhur me hetimet dhe gjobat e vendosura ndaj firmave teknologjike Amerikane.
Tarifa e re prej 0.5 euro për instalim aplikacioni vendosur mbi zhvilluesit u prezantua nga kompania për të qenë në përputhje me Aktin e Tregjeve Dixhitale (DMA).
DMA vendos rregulla mbi veprimtarinë e kompanive teknologjike, se çfarë mund të bëjnë dhe çfarë jo, si dhe shkelja e tyre mund të përfundojë me gjoba që kapin vlerën e 10 përqind të të ardhurave vjetore të kompanive.
Rregullatorët po hetojnë nëse tarifa e re rëndon mbi konsumatorët apo mbi zhvilluesit të cilët mund të detyrohen të ndryshojnë modelin e tyre të biznesit për shkak të strukturës së re të tarifave të Apple.