Kompania Apple që një kohë të gjatë dëshiron të përdorë panelet OLED, të cilat i prodhon Samsung për të paktën njërin nga telefonat iPhone, dhe modele të tilla sipas të gjitha gjasave do të arrijnë këtë vit, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe raporti më i ri.
Siç transmeton Nikkei, Apple ka porositur 70 milionë panele OLED nga Samsung, i cili do të jetë furnizuesi i vetëm për këtë pjesë të telefonit këtë vit.
Ata do të përdoren për telefonat e ri iPhone 8, i cili pritet të prezantohet në vjeshtë së bashku me telefonat iPhone 7s dhe 7s Plus.
Për dallim të këtij modeli të vetëm, telefonat tjerë iPhone, të cilët arrijnë këtë vit edhe më tej do të përdorin panelet LCD.
Nga ana tjetër, sipas raportimeve, iPhone 8 do të përdorë panel OLED 5,2 inç dhe sipas disa raportimeve ai mund të kushtojë më shumë se sa 1000 dollarë.
Ndryshe, Samsung është shprehur i gatshëm të prodhojë 95 milionë panele OLED nëse kërkesat e Apple do të tejkalojnë pritjet.