Apple për herë të parë mund të gjobitet në Europë për App Store

Ende nuk dimë sesa është sanksioni financiar i Apple, por rregullat e DMA thonë se kompanitë mund të gjobiten me deri në 10 përqind të të ardhurave vjetore dhe deri në 20 përqind nëse përsëriten shkeljet.

Apple së shpejti do të bëhet kompania e parë që gjobitet për shkeljen e rregullores së re Europiane DMA (Akti i Tregjeve Dixhitale), raportoi Bloomberg.

Burimet në fjalë thonë se Komisioni Europian po përgatitet të aplikojë një penalitet pasi mësoi se praktikat e Apple kanë dëmtuar konkurrencën në App Store.

Lajmi vjen pasi BE-ja vendosi një gjobë prej 1.84 miliardë eurosh ndaj Apple në Mars. Pas një hetimi i hapur nisur nga një ankesë e Spotify, Komisioni arriti në përfundimin se Apple kishte kufizuar mundësitë e zhvilluesve duke mos i lejuar të përdorin sisteme pagesash të jashtme, një praktikë që konsiderohet e paligjshme nën DMA.

Ende nuk dimë sesa është sanksioni financiar i Apple, por rregullat e DMA thonë se kompanitë mund të gjobiten me deri në 10 përqind të të ardhurave vjetore dhe deri në 20 përqind nëse përsëriten shkeljet.

Bazuar në të ardhurat e Apple vitin e kaluar, gjoba e Bashkimit Europian mund të shkojë deri në 38 miliardë dollarë. Komisioni mund të zbulojë sanksionin që prej këtij muaji përpara se Margaret Vestager të largohet nga drejtimi i institucionit të konkurrencës raportoi Bloomberg.

Apple gjithashtu po hetohet për minimin e dyqaneve alternative të aplikacioneve. Në Shtator BE-ja fitoi gjyqin me Apple duke e detyruar këtë të fundit të paguajë 13 miliardë euro taksa të papaguara.