Arsyeja pse kompania do ta organizojë tërë konferencën online është pikërisht pandemia e Covid-19 e cila vijon edhe sot përbëjë kërcënim.
Apple lajmëroi ditën e sotme se konferenca vjetore e zhvilluese WWDC do të bahet më 7-11 Qershor këtë vit do të jetë plotësisht virtual.
Lajmi nuk përmban asnjë informacion në lidhje me atë çfarë ka rezervuar konferenca e këtij viti. Zakonisht është ai momenti kur kompania paralajmëron ndryshimet që po vinë në iOS, iPadOS, macOS, tvOS dhe watchOS por nganjëherë kemi edhe surpriza hardueri.
Vitin e kaluar kompania foli konkretisht për procesorët Apple. Me tranzicionin nga procesorët Intel dhe në Apple që është në proces e sipër, me shumë gjasa do të mësojmë akoma më shumë rreth këtij progresi.