Kompania Apple ka nisur me largimin e aplikacioneve nga App Store, të cilat shkelin të drejtat për shpërndarjen e të dhënave mbi lokacionin e përdoruesve me palët e treta pa pajtim.
Bëhet fjalë për shkeljen e neneve 5.1.1 dhe 5.1.2 të rregullave të kompanisë App Store Guudlines në të cilat thuhet se aplikacionet nuk guxojnë të shpërndajnë të dhëna për lokacion palëve të treta pa pajtimin e përdoruesve dhe as të mos i përdorë për qëllime të palejuara.
Zhvilluesit që janë shkelë të drejtat janë njoftuar dhe Apple ka bërë të ditur se aplikacionet e tyre nuk janë në pajtim me evaluimin e ri.
Ende nuk dihet numri i saktë i aplikacioneve të larguara nga App Store