Ballina Arritje Teknologji Apple konkurron me Google me lançimin e aplikacionit Maps në ueb

Apple konkurron me Google me lançimin e aplikacionit Maps në ueb

Mund ta aksesoni përmes shfletuesit Safari dhe Chrome në Mac dhe Pad. Përdoruesit Windows mund të qasen përmes Chrome ose Edge.

Apple po zgjerohet përtej aplikacionit të saj mobil. Njëlloj si Google Maps, shërbimi tashmë është i disponueshëm në ueb, por aktualisht është në fazën testuese beta.

Ueb aplikacioni ka disa kufizime. Disponueshmëria varion sipas rajoneve dhe Maps është aktualisht i disponueshëm vetëm në gjuhën Angleze.

Mund ta aksesoni përmes shfletuesit Safari dhe Chrome në Mac dhe Pad. Përdoruesit Windows mund të qasen përmes Chrome ose Edge.

Apple thotë se do të zgjerojë shërbimin në gjuhë të tjera, pajisje dhe shfletues me kalimin e kohës, por aktualisht përdoruesit e iPhone duhet të vijojnë të përdorin aplikacionin mobil.

Versioni në ueb i Apple Maps përfshin drejtim, guida, orë të hapura, vlerësime dhe informacione të dobishme për bizneset siç është porositja e ushqimit.

Pas shumë vitesh reduktim në vetëm një aplikacion mobil, Apple siç duket ka vendosur të konkurrojë me Google. /PCWorld Albanian

Exit mobile version