Apple synon që brenda pak viteve të bëhet edhe më shumë “origjinale” duke hequr dorë nga palët e treta.
Sipas asaj që raporton “Bloomberg” kompania e themeluar nga Steve Jobs synon që të heqë dorë nga procesorët Intel brenda vitit 202.
Projekti i koduar “Kalamata” është ende në fazë fillestare, por siç citon Bloomberg burime nga brenda kompanisë thonë është pjesë e strategjisë së Apple për të prodhuar vetë të gjithë mekanizmat përbërës për pajisjes e saj.
“Simbioza” Apple dhe Intel zgjat që prej vitit 2005. Në lidhje me këtë lajm, që të dyja kompanitë zgjodhën të mos e komentojnë.
Vendimi quhet i paprecedentë edhe nga vetë analistët. Për ta, nëse kjo është e vërtetë do të jetë një hap kurajoz, por që në mungesë të përvojë se Apple në ndërtimin e procesorëve, mund të rezultojë një dështim me pasoja të rënda për kompaninë.