Ballina Arritje Teknologji Apple i afrohet objektivit të 4 trilionë dollarë vlerë tregu

Apple i afrohet objektivit të 4 trilionë dollarë vlerë tregu

Kompania është përpara Nvidia dhe Microsoft drejt arritjes së këtij objektivi historik dhe që prej muajit Nëntor aksionet janë rritur me 16 përqind duke shtuar 500 miliardë dollarë vlerë tregu.

Apple po i afrohet një vlerësimi historik tregu prej 4 trilionë dollarësh mbështetur nga investitorët të cilët duken optimistë me strategjinë AI të kompanisë e cila mund të ringjallë shitjet e ngadalësuara të iPhone.

Kompania është përpara Nvidia dhe Microsoft drejt arritjes së këtij objektivi historik dhe që prej muajit Nëntor aksionet janë rritur me 16 përqind duke shtuar 500 miliardë dollarë vlerë tregu.

Rritja e fundit reflekton edhe entuziazmin e investitorëve për inteligjencën artificiale e cila pritet të nisë një super cikël blerjesh të modeleve të fundit iPhone që mbështetin teknologjinë falë çipeve të fundit.

Vlerësuar me 3.85 miliardë dollarë, Apple lë në hije vlerën e kombinuar të tregut të aksioneve të Gjermanisë dhe Zvicrës së bashku. Firma e Luginës së Silikonit ishte e para që kapërceu kufirin e 3 trilionë dollarëve.

Në vitet e fundit të tërhequr kritika për adoptimin e ngadaltë të një strategjie AI ndërsa gjigantët dhe rivalët e saj si Microsoft, Alphabet, Amazon dhe Meta Platforms kanë kaluar përpara duke dominuar këtë teknologji në rritje.

Aksionet e Nvidia, përfituesi më i madh i këtij trendi, janë rritur me 800 përqind në dy vitet e fundit krahasuar me Apple aksionet e të cilës vetëm janë dyfishuar.

Apple filloi në Dhjetor të integrojë ChatGPT e OpenAI në pajisjet e saj pasi zbuloi planet për herë të parë në Qershor të integrimit të inteligjencës artificiale gjeneruese në suitën e aplikacioneve.

Kompania parashikon rritje të ardhurash njëshifrore duke hedhur hije dyshimi mbi ecurinë e serive iPhone 16. Por të dhënat e analistëve tregojnë një forcim të shitjeve të iPhone 16 në 2025.

Exit mobile version