Apple thotë se ky proces transferimi merr deri në 7 ditë për tu finalizuar.
Tani e tutje nuk keni pse të shkarkoni manualisht fotot tuaja në iCloud për ti transferuar në Google Photos. Apple prezantoi një shërbim të ri i cili automatizon procesin dhe e gjitha që duhet të bëni është të kyçeni në llogarinë tuaj në iCloud.
Duke shkuar në uebsajtin Data and Privacy vizitoni opsionin Transfer a copy of your data dhe më pas shtypni tick në kutinë që qëndron ngjitur me fotot dhe video në varësi të asaj çfarë dëshironi të transferoni.
Më pas do tu kërkohet të kyçeni në llogarinë tuaj Google për të përfunduar procesin. Përpara se të përdorni shërbimin e ri duhet të siguroheni se keni aktivizuar verifikimin me dy faktorë. Gjithashtu duhet të keni mjaftueshëm hapësirë në llogarinë tuaj Google ose transferimit nuk do të realizohet.
Gjatë procesit të transferimit do të mësoni sesa i madh është koleksioni juaj dhe sa hapësirë keni të lirë. Kur transferimit të finalizohet do të gjeni emrat e albumeve të fotove dhe video në llogarinë tuaj Google që fillojnë me “Copy of.” Apple thotë se ky proces transferimi merr deri në 7 ditë për tu finalizuar. /PCWorld Albanian