Apple do të mbrojë marrëveshjet multi-miliardë dollarëshe me Google në gjykatë

Apple dëshiron që të dëshmojë në gjyqin e Google në Prill. Prokurorët do të kërkojnë implementimin e masave nga Google, përfshirë shitjen e shfletuesit Chrome e potencialisht sistemin operativ Android për të rikthyer konkurrencën online në normalitet.

Apple ka kërkuar që të bëhet pjesë e gjyqit ndaj Google për kërkimin online duke thënë se nuk mbështetet dot vetëm tek gjiganti i kërkimit për të mbrojtur marrëveshjet e ndarjes së të ardhurave që i dërgojnë prodhuesit të iPhone miliarda dollarë çdo vit thjeshtë sepse Google është motori parësor i kërkimit në shfletuesin Safari.

Apple nuk ka në plan të ndërtojë një motor kërkimi për të konkurruar me Google e as të bëhet pjesë e pagesave online. Kompania fiton 20 miliardë dollarë nga marrëveshja që ka bërë me Google në 2022.

Apple dëshiron që të dëshmojë në gjyqin e Google në Prill. Prokurorët do të kërkojnë implementimin e masave nga Google, përfshirë shitjen e shfletuesit Chrome e potencialisht sistemin operativ Android për të rikthyer konkurrencën online në normalitet.

“Google nuk është i aftë të përfaqësojë interesat e Apple: Google duhet tashmë të mbrojë biznesin e saj nga shpërbërja,” tha Apple.

Vetë Google ka propozuar të bëjë lëshime me marrëveshjet me shfletuesit, prodhuesit e pajisjeve mobile dhe operatorët celularë por jo të shkëpusë marrëveshjet e bëra për të ndarë një pjesë të të ardhurave nga reklamimi.