Akti Europian i Tregjeve Dixhital, i cili hyri në fuqi më 1 Nëntor 2022, kërkon që kompanitë të hapin shërbimet dhe platformat e tyre për kompanitë dhe zhvilluesit rivalë.
Përdoruesit e iPhone në Europë vitin e ardhshëm do të mund të shkarkojnë aplikacione të hostuara jashtë dyqanit të aplikacioneve të Apple, App Store.
Sipas gazetarit të Bloomberg, Mark Gurman, Apple do të lejojë instalimin e aplikacioneve nga burime të jashtme në përgjigje të rregullores së re Europiane.
Ndryshimi pritet të aplikohet në gjysmën e parë të 2024 dhe konsumatorët do të mund të shkarkojnë aplikacione pa pasur nevojë të përdorin App Store, që do të thotë se zhvilluesit nuk do të jenë të detyruar ti paguajnë Apple tarifa mes 15 deri në 30 përqind.
Gurman tha se Apple do të prezantojë një sistem me kontroll të lartë ku përdoruesit Europianë mund të instalojnë aplikacione të hostuara jashtë ekosistemit të saj.
Akti Europian i Tregjeve Dixhital, i cili hyri në fuqi më 1 Nëntor 2022, kërkon që kompanitë të hapin shërbimet dhe platformat e tyre për kompanitë dhe zhvilluesit rivalë.
DMA do të ketë impakt të madh në platformat e Apple duke e detyruar gjigantin e iPhone të bëjë ndryshime në App Store, Messages, FaceTime, Siri etj. Apple ka kundërshtuar vazhdimisht vendimin duke thënë se ekspozon sigurinë dhe privatësinë e përdoruesve të iPhone.
Ndërkaq Apple duhet ti përmbahet rregullores së re ose të përballet me gjoba që arrijnë në 20 përqind të të ardhurave vjetore.