Pajisja mund të kushtojë deri në 1,000 dollarë në varësi të komponentëve të përdorur tha raporti, por vetëm ekrani do të kushtojë më pak.
Apple ka planifikuar të lançojë një ekran që montohet në mur dhe mund të kontrollojë elektroshtëpiaket, të përdoret për video konferenca dhe të përdorë inteligjencën artificiale për nagivimin e aplikacioneve raportoi Bloomberg ditën e Marte.
Produkti me emrin e koduar J490, mund të prezantohet në Mars të vitit të ardhshëm tha raporti duke shtuar se ka për të qenë një produkt me fokus të veçantë në platformën AI Apple Intelligence.
Pajisja mund të kushtojë deri në 1,000 dollarë në varësi të komponentëve të përdorur tha raporti, por vetëm ekrani do të kushtojë më pak.
Lançimi i një pajisje të tillë vjen ndërsa gjiganti i iPhone po synon të konkurrojë me Nest Hub të Google dhe Echo Show dhe Echo Hub të Amazon.
Tableti AI i cili ngjan me një iPad në formë katrore dhe ka madhësinë e dy iPhone ngjitur me njëri-tjetrin. Madhësia e ekranit mendohet të jetë 6-inç dhe do të ofrohet në ngjyrë të argjendtë dhe zezë tha Bloomberg.
Produkti do të funksionojë si pajisje më vete, por kërkon iPhone për kryerjen e disa veprimeve.