Apple dhe Samsung zgjidhin problemet miqësisht

(FILES) In this file photo taken on August 26, 2012, an employee shows an Apple's iPhone 4s (L) and a Samsung's Galaxy S3 (R) at a mobile phone shop in Seoul. Apple and Samsung have ended a years-long patent battle over copied iPhone design with an undisclosed settlement, according to a US court filing on June 27, 2018. The world's two biggest smartphone makers reached a truce in their seven-year-old court battle a month after a federal court jury ordered Samsung to pay Apple some $539 million for copying patented iPhone features. / AFP PHOTO / Jung Yeon-je

Kompanitë Apple dhe Samsung vendosën të zgjidhin miqësisht një mosmarrëveshje të vjetër shtatëvjeçare që lidhet me akuzat për plagjiaturë të iPhone-it.

Dy liderët botërorë të smartfonëve bënë paqe pasi një gjyqtar dënoi muajin e kaluar koreano-jugoren me 530 millionë dollarë gjobë për kopjim të detajeve të iPhone si anësoret e rrumbullakosura, të mbrojtuara nga e drejta e patentimit.

Dy kolosët, të cilët zotërojnë aktualisht rreth 35% të tregut botëror nënshkruan një marrëveshje, por pa bërë të ditur detajet, kryesisht ato financiare, sipas dokumentave gjyqësore të bëra publike të mërkurën nga media.

‘’Gjykata u informua nga palët se çështja në gjykim është mbyllur, të gjitha procedurat në proces në këtë çështje janë rrjedhimisht të përfunduara’’, shkruan gjyqtari federal, Lucy Koh,  duke saktësuar se të dyja grupet heqin dorë gjithashtu për të ndërmarrë procese të reja gjyqësore për këtë çështje./ /v.b/ a.jor.