Apple dhe ARM nënshkruajnë marrëveshje dizajnet e çipeve deri në 2040-ën

Por nuk është vetëm Apple që ka shprehur interes afatgjatë për ARM.

Apple bëri një marrëveshje me kompaninë e dizajnit të çipeve që shkon përtej 2040-ës raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Nisur nga fakti se Apple mbështetet thellësisht tek dizajnet e ARM për çipet e saj që fuqizojnë disa prej produkteve më fitimprurëse si iPhone, Mac, iPad dhe Apple së bashku me pajisjen VR të ardhshme Vision Pro, është sinjal se kompania synon të vazhdojë përdorimin e teknologjisë së ARM për një kohë të gjatë.

Por nuk është vetëm Apple që ka shprehur interes afatgjatë për ARM. Ky i fundit tha se disa kompania madhore teknologjike përfshirë AMD, Apple, Google, Intel, Nvidia, Samsung dhe TSMC kanë shprehur interes për të blerë aksione me vlerë 735 milionë dollarë të ARM.

Kujtojmë se në 2020-ën Nvidia u përpoq të blinte ARM nga kompania mëmë SoftBank, një marrëveshje që dështoi për shkak të sfidave rregullatore dhe presionit nga autoritetet në Britani, Bashkimin Europian dhe SHBA.