Ende pa kaluar një muaj që kur prezantoi iPhone-in më të fundit, Apple tashmë ka të gatshme një pajisje të re për ta nxjerrë në treg.
Gjiganti amerikan zbuloi gjeneratën e 7-të të iPad Mini – përditësimi i parë i kësaj linje të produktit për më shumë se tre vite.
Kjo pajisje 650 dollarëshe ka një ekran 8.3-inç dhe jetëgjatësia e baterisë është përmirësuar – duke i mundësuar përdoruesve që të përdorin edhe Apple Pencil Pro që u lansua në maj dhe që kushton 168 dollarë.
Sikurse iPhone 15 Pro i vitit të kaluar, iPad vihet në funksion nga çipi A17 Pro, që do të thotë se do të ketë të integruar edhe Apple Intelligjence (inteligjencën artificiale).
Apple Intelligence është kompleti i ri i softuerit të inteligjencës artificiale të firmës që përfshin redaktimin e imazheve, ‘Genmoji’ dhe një integrim me ChatGPT.
Apple zbuloi pajisjen e re në një postim në blog, duke e quajtur atë iPad Mini më ‘i aftë dhe më i gjithanshëm’ ndonjëherë.
Në paletën e ofertës do të jetë modeli me 128 GB dhe 512 GB. Ai është i disponueshëm në katër ngjyra – gri, starlight, e kaltër dhe vjollcë – dhe është i disponueshëm për t’u porositur paraprakisht tani, përpara datës së lansimit më 23 tetor.