Bhakta, i cili ka punuar tek Apple që prej 2020-ës, thotë se i është ndaluar të bisedojë rreth punës së tij në podkaste dhe udhëzuar të heqë informacionin rreth kushteve të tij të punës në Linkedin.
Apple është akuzuar përmes një padie se ka monitoruar në mënyrë të paligjshme pajisjet personale dhe llogaritë iCloud të punonjësve të saj dhe ndaluar të diskutojnë rreth pagave dhe kushteve të tyre të punës.
Padia e bërë ditën e Dielë në Shtetin e Kalifornisë nga Amar Bhakta, i cili punonte në divizionin e reklamimit dixhital të Apple, pretendon se kompania ju kërkon punonjësve të instalojnë softuerë në pajisjet e tyre personale që përdorin për punë duke lejuar kompaninë të ketë qasje në e-mail, libraritë fotografike, dhe të dhënat e shëndetit dhe smart home ndër të tjera.
Në të njëjtën kohë padia thotë se Apple vendos politika konfidencialiteti që i ndalojnë punonjësit të diskutojnë rreth kushteve të punës.
Bhakta, i cili ka punuar tek Apple që prej 2020-ës, thotë se i është ndaluar të bisedojë rreth punës së tij në podkaste dhe udhëzuar të heqë informacionin rreth kushteve të tij të punës në Linkedin.
“Politikat dhe praktikat e mbikëqyrjes së Apple janë të ashpra, dhe kështu frenojnë në mënyrë të paligjshme daljen publike të punonjësve, konkurrencën, lirinë e lëvizjes së punonjësve në tregun e punës dhe lirinë e fjalës”, thuhet në padi.