Ballina Arritje Teknologji Apple adreson dy probleme sigurie që po përdoren në sulme ndaj iOS,...

Apple adreson dy probleme sigurie që po përdoren në sulme ndaj iOS, iPadOS dhe macOS

Përditësimet e softuerit që adresojnë këto probleme tashmë janë të disponueshme për shkarkim në iPhone, iPad dhe Mac.

Apple dërgoi dy përditësime në iOS, iPadOS dhe macOS ditën e sotme për të adresuar dy probleme sigurie zero ditore.

Kompania sugjeroi se problemet e sigurisë janë përdorur në mënyrë aktive. “Apple është në dijeni të raportimeve se ky problem po shfrytëzohet në sulme ndaj versioneve iOS përpara 16.7.1.

Përditësimet e softuerit që adresojnë këto probleme tashmë janë të disponueshme për shkarkim në iPhone, iPad dhe Mac.

Hulumtuesit Clement Lecigne i Google Threat Analysis Group (TAG) u kreditua me zbulimin dhe raportimin e të dy problemeve. Ekipi në Google TAG shpeshherë zbulon dhe ekspozon probleme sigurie zero-ditore me rrezik të lartë të cilët përdoren ndaj politikanëve, gazetarëve dhe disidentëve.

Apple nuk foli specifikisht për to as natyrën e sulmeve. Dy problemet e sigurisë preknin WebKit, strukturën open-source të shfletuesit Safari.

Të gjithë iPhone duke filluar nga iPhone XS dhe tabletët iPad Pro 12.9 gjenerata e dytë, iPad Pro 10.5-inç, iPad Pro 11-inç gjenerata e parë, iPad Air gjenerata e tretë, iPad gjenerata e gjashtë dhe iPad Mini gjenerata e pestë do të marrin përditësimin.

Ju mund të përditësoni duke shkuar në Settings > General > Software Update. Në macOS duhet të shkoni në System Settings > General > Software Update.

Përditësimi ofrohet në iOS 17.1.2, iPadOS 17.1.2 dhe macOS Sonoma 14.1.2.

Exit mobile version