Përditësimet e softuerit që adresojnë këto probleme tashmë janë të disponueshme për shkarkim në iPhone, iPad dhe Mac.
Apple dërgoi dy përditësime në iOS, iPadOS dhe macOS ditën e sotme për të adresuar dy probleme sigurie zero ditore.
Kompania sugjeroi se problemet e sigurisë janë përdorur në mënyrë aktive. “Apple është në dijeni të raportimeve se ky problem po shfrytëzohet në sulme ndaj versioneve iOS përpara 16.7.1.
Përditësimet e softuerit që adresojnë këto probleme tashmë janë të disponueshme për shkarkim në iPhone, iPad dhe Mac.
Hulumtuesit Clement Lecigne i Google Threat Analysis Group (TAG) u kreditua me zbulimin dhe raportimin e të dy problemeve. Ekipi në Google TAG shpeshherë zbulon dhe ekspozon probleme sigurie zero-ditore me rrezik të lartë të cilët përdoren ndaj politikanëve, gazetarëve dhe disidentëve.
Apple nuk foli specifikisht për to as natyrën e sulmeve. Dy problemet e sigurisë preknin WebKit, strukturën open-source të shfletuesit Safari.
Të gjithë iPhone duke filluar nga iPhone XS dhe tabletët iPad Pro 12.9 gjenerata e dytë, iPad Pro 10.5-inç, iPad Pro 11-inç gjenerata e parë, iPad Air gjenerata e tretë, iPad gjenerata e gjashtë dhe iPad Mini gjenerata e pestë do të marrin përditësimin.
Ju mund të përditësoni duke shkuar në Settings > General > Software Update. Në macOS duhet të shkoni në System Settings > General > Software Update.
Përditësimi ofrohet në iOS 17.1.2, iPadOS 17.1.2 dhe macOS Sonoma 14.1.2.