Ballina Arritje Teknologji Apple adopton zyrtarisht RCS me iOS 18

Apple adopton zyrtarisht RCS me iOS 18

Për fatin e keq nuk dimë asgjë tjetër me përjashtim të faktit se ky protokoll po vjen në iOS 18.

Dita e shumëpritur ka mbërritur: Apple njoftoi se aplikacioni Messages do të ofrojë mbështetje për RCS në iOS 18.

Standardi i ri do të zëvendësojë SMS si protokolli kryesor i komunikimit mes pajisjeve Android dhe iOS. Lëvizja vjen pas disa vitesh thirrje e madje presion nga autoritetet Europiane.

Për fatin e keq nuk dimë asgjë tjetër me përjashtim të faktit se ky protokoll po vjen në iOS 18.

Aktualisht kur njerëzit në iOS dhe Android komunikojnë me njëri-tjetrin, shërbimi kthehet në SMS ku fotot dhe videot dërgohen në cilësi të ulët, mesazhet shkurtohen dhe mbi të gjitha komunikimi nuk është i enkriptuar siç ndodh me komunikimin mes dy përdoruesve të iMessage.

RCS, ose siç njihet ndryshe “Rich Communication Services”, u zhvillua si zëvendësim i SMS. RCS ofron çdo gjë që ofrojnë aplikacionet popullore të komunikimit si WhatsApp apo Telegram me indikatorët e shkrimit, indikatorët e leximit, mundësinë për të dërguar tekst të gjata apo mbështetje për imazhet dhe videot e cilësisë së lartë.

Në telefonët Android është bërë protokolli kryesor i komunikimit. Presionet nga Google dhe Samsung detyruan Apple që të adoptonte RCS. Duke filluar nga iOS 18, mesazhet që vinë nga telefonët Android në një iPhone do të kenë të gjitha veçoritë e avancuara të iMessage.

Exit mobile version