Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova u ka bërë thirrje të individëve përgjegjës, kandidatëve dhe drejtuesve të ardhshëm të subjekteve politike që të përmbahen nga gjuha denigruese dhe të refuzojnë të gjitha format e presionit që mund të dëmtojnë integritetin e procesit zgjedhor.
“Që nga shpallja e zgjedhjeve të parakohshme, jam takuar me një sërë palësh të interesit. Të gjithë kanë shprehur pritshmëritë për zgjedhje të qeta dhe transparente të 11 qershorit, në një ambient të barabartë, si parakusht i domosdoshëm që Kosova të ecë përpara në zhvillimin e saj demokratik.
Raportet e kohëve të fundit që përmendin kërcënimet janë në kundërshtim me këto pritshmëri.
Prandaj shfrytëzoj këtë mundësi për t’u bërë thirrje të gjithë individëve përgjegjës, kandidatëve dhe drejtuesve të ardhshëm të subjekteve politike që të përmbahen nga gjuha denigruese dhe të refuzojnë të gjitha format e presionit që mund të dëmtojnë integritetin e procesit zgjedhor.
Kjo është jetike dhe njerëzit e Kosovës duhet të ndjehen të sigurt se janë të lirë nga çdo presion në mënyrë që të bëjnë zgjedhje të pavarur dhe të lirë.”, thuhet në deklaratën e Apostolovas.