Shefja e zyrës së BE-së mirëpret miratimin e agjendës për reforma evropiane
Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Natalia Apostollova, ka mirëpritur miratimin e Agjendës për reforma evropiane.
Në një intervistë në RTV 21, ajo ka ripërsëritur se ratifikimi i marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare midis Kosovës dhe Malit të Zi është kusht i menjëhershëm për liberalizimin e vizave.