Komisioni parlamentar për Integrime Europiane dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka mbajtur diskutim publik me temë ‘’Progresi në Zbatimin e MSA-së: Sfidat në Agjendën Evropiane dhe Reformat në Sundimin e Ligjit”.
Shefja e re e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Natalya Apostolova, në këtë diskutim publik, ka thënë se Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, është e rëndësishme politikisht dhe ekonomikisht pasi sipas saj, qartëson rrugëtimin e qartë të Kosovës drejt Bashkimit Europian.
‘’MSA është e rëndësishme politikisht dhe ekonomikisht, kjo e qartëson rrugëtimin e qartë të Kosovës drejt BE-së. Kjo mund te jetë kthesë për të gjitha partitë politike, që të drejtojnë agjenden drejt Bashkimit Europian. Njësojë e rëndësishme është marrëveshja, sjellë përfitime për qytetarët, dhe per ekonominë’’, ka thënë Përfaqësuesja e BE-së, Apostolova.
Veç tjerash është thënë se MSA, është marrëveshje e përkushtuar që kanë anëtarët e BE-së për Kosovën, për të parë sundim të ligjit, funksionim të Kuvendit, njofton Klan Kosova.
‘’Sundimi i ligjjt eshte thelbësore dhe paraqet çështjen elementare për MSA. Nëse ky proces nuk adresohet në mënyrë të qartë do të pengojë integrimin për në BE. Në të ardhmen duam të shohim luftë funksionale kundër krimit ekonomik, fuqizimin e luftës kundër korrupsionit, largimin e njerëzve që kanë aktakuza, konfiskimin e pasurisë.’’
Natalya Apostolova gjatë këtij takimi shtoi gjithashtu se MSA i sjell forcim ekonomik Kosovës por nuk është shërues i saj veçse i mundëson qasje të pakufizuar në vendet e BE-së.
‘’Për sa i përket ekonomisë qëllimi është, forcim ekonomik i Kosovës duke iu mundësuar çasje të pakufizuar në vendet e BE-së. MSA nuk është shërues ekonomik, Kosova do të ballafaqohet ende me sfida ekonomike, MSA kërkon përmirësimin e produkteve që ato të jenë të konkurrueshme. Roli i Kuvendit është i paçmueshëm në veçanti në ndryshimin e legjislacionit. I përket Kosovës që të punojë për qytetarët e vet’’, ka përfunduar Përfaqësuesja Apostolova.