Ballina Arritje Teknologji Aplikacioni Threads tashmë tregon kush është online

Aplikacioni Threads tashmë tregon kush është online

Statusi i aktivitetit do të shfaqet ngjitur me foton e profilit në kohështrirje dhe në profil bazuar në imazhet e publikuara nga Mosseri.

Meta ka filluar të shtojë “statusin e aktivitetit” në aplikacionin Threads në mënyrë që ju mund të shikoni kush është online ndërsa shfletoni kohështrirjen.

Përmes një postimi shefi i Threads Adam Mosseri tha se është një mënyrë e re që të gjeni të tjerët dhe të ndërveproni në kohë reale.

Statusi i aktivitetit do të shfaqet ngjitur me foton e profilit në kohështrirje dhe në profil bazuar në imazhet e publikuara nga Mosseri.

Për fatin e mirë nëse nuk dëshironi që njerëzit të dinë kur jeni online, nuk keni pse ta ndani këtë informacion. Vetëm përdoruesit që kanë statusin e aktivitetit të aktvizuar mund të shohin nëse jeni online ose jo dhe ju mund ta çaktivizoni vetë gjithashtu.

Disa përdorues raportuan se nuk e shohin këtë opsion dhe siç duket po lançohet gradualisht.

Exit mobile version