Informacione të hakuara si karta krediti, fjalëkalime dhe historik shfletimi tregtohen hapur në shkallë të gjerë në këtë aplikacion kanalet e të cilit kanë shumë pak moderim thotë raporti.
Grupe të fuqishme kriminale në Azinë Juglindore po përdorin në mënyrë aktive aplikacionin e komunikimit Telegram i cili ju ka mundësuar që të kryejnë aktivitete të paligjshme në shkallë të gjerë tha një raport i Kombeve të Bashkuara.
Raporti është akuza më e fundit në drejtim të aplikacionit të enkriptuar të komunikimit pas arrestimit të themeluesit të saj Pavel Durov në Francë.
Informacione të hakuara si karta krediti, fjalëkalime dhe historik shfletimi tregtohen hapur në shkallë të gjerë në këtë aplikacion kanalet e të cilit kanë shumë pak moderim thotë raporti.
Mjetet e përdorur për krimin kibernetik, softuerë deepfake dhe maluerë për vjedhjen e të dhënave shihen gjerësisht ndërsa bursa të palicencuara kriptomonedhash ofrojnë shërbime të pastrimit të parave.
Një reklamë në platformë thoshte se “Transferojmë 3 milionë dollarë USDT të vjedhura çdo ditë në mbarë botën.”
Azia Juglindore është shfaqur si një qendër kryesore për një industri multi-miliarda dollarëshe që vë në shënjestër viktimat në të gjithë botën me skema mashtruese.
Shumë prej tyre janë sindikata kineze që operojnë nga komplekse të fortifikuara me staf nga punëtorë të trafikuar. Industria gjeneron nga 27.4 miliardë deri në 36.5 miliardë dollarë në vit, tha UNODC.
Telegram ka afro 1 miliardë përdorues në mbarë botën.