Megjithatë vlen të theksohet se numri i instalimeve nuk tregon bazën aktive të përdoruesve. Telegram ka 500 milionë përdorues aktivë.
Aplikacioni shumë popullor i komunikimit Telegram i është bashkuar klubit elitar të aplikacioneve që janë shkarkuar mëse 1 miliardë herë në mbarë botën.
Lançuar në 2013-ën, tregu më i madh i aplikacionit është India e cila përfaqëson 22% të instalimeve ndjekur nga Rusia dhe Indonezia me 10% dhe 8% të instalimeve respektivisht.
Në 2021 instalimet u rritën ndjeshëm ku 214.7 milionë u bënë vetëm në gjysmën e parë të vitit, një rritje me 61% krahasuar me një vit më parë.
Megjithatë vlen të theksohet se numri i instalimeve nuk tregon bazën aktive të përdoruesve. Telegram ka 500 milionë përdorues aktivë.
Por rritja e shkarkimeve ka të bëjë edhe me faktin se WhatsApp po menaxhon keq politikat e privatësisë çka ka bërë që Telegram të marrë vëmendjen. /PCWorld