Ballina Arritje Teknologji Aplikacioni i ri Outlook for Windows do të zëvendësojë Mail në Windows...

Aplikacioni i ri Outlook for Windows do të zëvendësojë Mail në Windows 10 dhe 11

Tranzicioni do të përfundohet në fillim të 2024 kur aplikacionet Mail dhe Calendar nuk do të jenë më të disponueshme.

Microsoft Outlook është shndërruar në një sinonim të përdorimit të e-mail dhe kalendarit deri në një pikë saqë njerëzit nuk e kanë kuptuar se një variant me pagesë ekziston si pjesë e paketës Office.

Duke filluar nga muaji Gusht, Microsoft ka vendosur të zëvendësojë versionin pa pagesë Windows Mail dhe Windows Calendar në Windows 10 dhe 11 me aplikacionin e ri Outlook for Windows.

Aplikacioni i ri i cili ka qenë i disponueshëm prej disa muajsh në kanalin Windows Insider, gjithashtu është pa pagesë.

Tranzicioni do të përfundohet në fillim të 2024 kur aplikacionet Mail dhe Calendar nuk do të jenë më të disponueshme.

Përdoruesit mund të kalojnë nga Outlook for Windows në Windows Mail dhe Calendar gjatë periudhës që këto dy të fundit do të jenë të dsponueshëm.

Deri në fund të vitit shumica e përdoruesve do të detyrohen të kalojnë në aplikacionin e ri ndërsa laptopët dhe desktopët e rinj Windows 11 do të vinë me programin në fjalë.

Outlook për Windows nuk duhet të ngatërrohet me versionin Outlook në Microsoft Office ose Office 365 që ka funksionalitete më Premium.

Exit mobile version