Tani në disa testime tregohet se aplikacioni i ri me konfigurimet e paracaktuara kishte një reduktim të ndjeshëm të fps në shumë lojëra të segmentit të lartë edhe kur veçoritë e avancuara AI të aplikacionit nuk janë në përdorim.
Kur Nvidia vendosi të zëvendësonte aplikacionin e vjetër GeForce Experience App me një aplikacion të ri të unifikuar Nvidia App muajin e kaluar, shumica e përdoruesve të kartave grafike të kompanisë thanë se rifreskim dhe ribrandimi nuk sjell asgjë të re.
Tani në disa testime tregohet se aplikacioni i ri me konfigurimet e paracaktuara kishte një reduktim të ndjeshëm të fps në shumë lojëra të segmentit të lartë edhe kur veçoritë e avancuara AI të aplikacionit nuk janë në përdorim.
Tom’s Hardware vuri re rënien e performancës pas disa raportimeve në ueb. Testimi që bëri konfirmoi atë që raportohej. Në pesë lojëra me RTX 4060 aplikacioni mesatarisht reduktonte fps me 3-6 përqind në varësi të rezolucionit dhe cilësisë grafike.
Në titullin Assassin’s Creed Mirage në 1080p dhe cilësinë Ultra, performanca reduktohej me 12 përqind. Është një impakt i konsiderueshëm i performancës për një aplikacion që duhet të veprojë në heshtje në sfond.
Problemi siç duket vjen nga integrimi i një veçorie të re quajtur “Game Filters.” Kompania thotë se këto filtra fuqizuar nga AI ofrojnë mbështetje për ngjyrat HDR në tituj që nuk janë koduar me në fokus HDR-në.
Vetë Nvidia pranoi për Tom’s Hardware se performance kishte degraduar prej këtyre filtrave dhe po kërkon një zgjidhje.