Kompania ka filluar të dërgojë një përditësim në Gmail ku do të shtohen opsionet e thirrjeve zanore dhe video me integrimin e Google Meet.
Google është gati ta bëjë aplikacionin Gmail jo thjeshtë një aplikacion ku kontrolloni e-mail-in, por edhe si një hapësirë e vërtetë komunikimi.
Kompania ka filluar të dërgojë një përditësim në Gmail ku do të shtohen opsionet e thirrjeve zanore dhe video me integrimin e Google Meet.
Ndryshimet do të aplikohen në vazhdën e ridizajnimit të Gmail duke sjellë funksionalitetet e Workspace dhe shndërruar atë në një qendër ku mund të realizoni më shumë sesa dërgimi i e-maileve.
Përfshirja e thirrjeve në Gmail tregon sesa i rëndësishëm është bërë ky aplikacion në hapësirën e Workspace. Kompania nuk ka ngurruar ta përdorë atë për të rritur adoptimin e shërbimeve të tjera.
Sot Gmail është një ekuivalent i Outlook, një pikë referimi për shumë shërbime. /PCWorld Albanian