Aplikacioni ChatGPT për macOS i OpenAI kishte një problem sigurie shqetësues: nuk ishte e vështirë të gjeje bisedat të ruajtur në kompjuter dhe në tekst plotësisht të lexueshëm.
Kështu nëse një i huaj aksesonte kompjuterin tuaj, mund të lexonte lehtësisht bisedat me ChatGPT dhe të dhënat brenda tyre.
Siç u demonstrua nga Pedro Jose Pereira Vieito në Threads, lehtësisht mund të aksesoheshin të dhënat nga një aplikacion tjetër apo një përdorues. Megjithatë OpenAI reagoi menjëherë duke dërguar një përditësim që enkriptonte bisedat.
Pas shkarkimit të përditësimit, bisedat me chatbotin nuk mund të lexohen. OpenAI e ofron aplikacionin ChatGPT për macOS përmes uebsajtit të saj, që do të thotë se aplikacioni nuk është i detyruar të përmbushë kriteret e sigurisë së Apple që aplikohen përmes Mac App Store.
OpenAI nga ana tjetër mund të shohë bisedat tuaja me ChatGPT dhe ti përdorë për trajnimin e të dhënave. Megjithatë ju mund të zgjidhni që të mos i jepni qasje në këto biseda.