Ballina Arritje Teknologji Aplikacioni Android i X ofron fjalëkalimet çelës

Aplikacioni Android i X ofron fjalëkalimet çelës

Platforma e medias sociale e njohur si Twitter prezantoi këtë opsion sigurie për përdoruesit e iOS në Janar në SHBA dhe në Prill në mbarë botën.

Rrjeti social X ditën e sotme lançoi mbështetjen për fjalëkalimet çelës në aplikacionin Android.

Platforma e medias sociale e njohur si Twitter prezantoi këtë opsion sigurie për përdoruesit e iOS në Janar në SHBA dhe në Prill në mbarë botën.

Fjalëkalimet çelës filluan të shfaqen si opsion nga kompanitë teknologjike dhe shërbimet online në fund të vitit të kaluar. Kjo qasje e re ndaj sigurisë dhe mbrojtjes së llogarive krijon kredenciale dixhitale verifikimi.

Është një alternativë më e fuqishme se fjalëkalimet të cilët mund të zbulohen ose vidhen. Edhe menaxherët e fjalëkalimeve kanë filluar të ofrojnë opsione për fjalëkalimet çelës për konsumatorët.

Për përdoruesit X duhet ende një fjalëkalim për krijimin e llogarisë. Por në momentin që hyni në aplikacion, ende keni nevojë të klikoni disa opsione menuje për të aktivizuar fjalëkalimin çelës.

Është i listuar nën opsionin Additional password protection në tabin e sigurisë.

Exit mobile version