Ndërsa iPad Pro nuk kërkon përditësimin e aplikacioneve për përdorimin e ekranit 120Hz, mbase për shkak se bateria e tabletit është shumë më e madhe.
Kur debutuan modelet Pro të iPhone 13, të gjithë u emocionuan sepse ekrani i iPhone për herë të parë do të kishte frekuencë standarde mbi 60Hz.
Ekranet Pro Motion vinin me frekuencë 120Hz megjithatë kishte një problem. Zhvilluesit duhet të përditësonin aplikacionet e tyre në mënyrë që përdoruesit të përfitonin nga avantazhet e ekranit të ri.
Apple tha se ka disa kufizime të cilat bëjnë që animacionet të luhen me frekuencë të ulët në aplikacionet iOS por një përditësim po vjen.
Ndërsa iPad Pro nuk kërkon përditësimin e aplikacioneve për përdorimin e ekranit 120Hz, mbase për shkak se bateria e tabletit është shumë më e madhe.
Smartfonët marrin goditje më të rëndë në jetëgjatësinë e baterisë nga ekranet me rifreskim të lartë. Është e njëjta situatë me atë çfarë ndodhi në iPhone 6 dhe iPhone X ku Apple dhe zhvilluesit duhet të përditësonin për të përdorur potencialin e plotë të ekeraneve të reja.
Tani ekrani 120Hz i iPhone 13 do të arrijë potencialin e plotë brenda disa javësh ose mbase muajsh. /PCWorld Albanian