Aplikacionet e Torrenteve vinë në iPhone në Europë

Ky zhvillim vjen pasi Akti i Tregjeve Dixhitale të Bashkimit Europian ka reduktuar kontrollin e Apple mbi aplikacionet në rajon.

Përdoruesit e iPhone në Bashkimin Europian tashmë mund të instalojnë aplikacione torrentesh duke anashkaluar kufizimet e App Store.

Dyqani alternativ i aplikacioneve AltStore PAL tashmë ka filluar të ofrojë aplikacione torrentesh, një kategori e cila historikisht është ndaluar nga Apple.

Ky zhvillim vjen pasi Akti i Tregjeve Dixhitale të Bashkimit Europian ka reduktuar kontrollin e Apple mbi aplikacionet në rajon.

Si rezultat, përdoruesit e iOS mund të shkarkojnë dhe përdorin aplikacione të cilat nuk lejohen në App Store pa pasur nevojë ti bëjnë jailbreak pajisjeve të tyre.

Në mesin e aplikacioneve që AltStore PAL ofron janë iTorrent dhe qBitControl. Së bashku me PeopleDrop dhe UTM SE – një aplikacion për emulimin e sistemeve operative Windows, Linux dhe macOS në pajisjet iOS, janë të parët aplikacione të llojit të tyre që vinë në App Store.

UTM SE është aprovuar gjithashtu edhe në dyqanin e aplikacioneve të Apple App Store edhe pse lançimi i tij në Qershor u refuzua.

Përdoruesit të janë të interesuar të aksesojnë aplikacionet e reja në AltStore PAL duhet të kenë një iPhone me iOS 17.4 ose më të fundit. Gjithashtu duhet të paguani 1.5 euro në vit për të mbuluar tarifat e Apple. Më shumë informacion rreth AltStore PAL dhe aplikacioneve që përmban mund të gjeni në uebsajtin: https://altstore.io/