Kombinuar së bashku aplikacionet ishin shkarkuar 5.8 milionë herë e disa prej tyre ishin popullor si “Horoscope Daily” dhe “Rubbish Cleaner.”
Google ditën e sotme tha se ka larguar nga Play Store aplikacione të cilat kanë kryer shkelje të rënda të privatësisë. Janë fshirë të paktën 9 aplikacione pas hulumtuesit e sigurisë zbuluan se kishin trojanë që vidhnin kredencialet e Facebook.
Kombinuar së bashku aplikacionet ishin shkarkuar 5.8 milionë herë e disa prej tyre ishin popullor si “Horoscope Daily” dhe “Rubbish Cleaner.”
Aplikacionet manipulonin përdoruesit duke përdorur ndërfaqen e vërtetë të identifikimit përmes Facebook ndërsa në sfond ekzekutohej një kod JavaScript që vidhte kredencialet.
Pesë variante të ndryshme malueri u identifikuan dhe të gjithë përdornin të njëjtin kod JavaScript. Google tha se kishte dëbuar zhvilluesit e këtyre aplikacioneve.
Megjithatë shqetësimi kryesor është sesi aplikacione të tilla kanë marrë kaq shumë shkarkime përpara se të dëboheshin. Google thotë se vazhdimisht bën skanime për maluerë në PlayStore por nga ana tjetër edhe metodat e manipulimeve dhe vjedhjes së informacioneve janë sofistikuar si në rastin e këtyre aplikacioneve.
Është e rëndësishme që të jemi të kujdesshëm me shkarkimin e aplikacioneve pavarësisht numri të lartë të shkarkimeve që mund të kenë. /PCWorld