Zgjedhja e Donald Trumpit në krye të SHBA-së është bërë debat që nga koha kur ky i fundit vendosi të kandidojë për të parin e shtetit e deri në rezultatin final, madje vazhdojnë edhe pas fitores së tij.
Pikëpamjet e Trumpit rreth botës, sidomos ndaj myslimanëve mori jehonë kur Trump ndër tjerash tha se të gjithë ata që i takonin besimit islam do ju ndalohej hyrja në SHBA.
Mirëpo, një njeri që i takon këtij besimi e që është një sipërmarrës i njohur në Kosovë, veçanërisht në komunën e Dragashit, Burim Piraj, i ka bërë një apel presidentit të Amerikës, Donald Trump.
Piraj në asnjë moment nuk shpreh antipati ndaj Trumpit, përkundrazi thekson se Trump do ta gëzojë respektin e çdo shqiptari.
“I nderuari President unë jam mysliman, i takoj besimit Islam, dhe nuk më zbeh aspak dashurinë për SHBA-të në përgjithësi dhe për juve në veçanti, prandaj ju lutem gjatë pushteti tuaj të ndani drejtësi edhe për vëllezërit e mi mysliman anë e kënd botës dhe jam i bindur se ju keni vullnet të madh për drejtësi”, shkruan në apelin e tij Burim Piraj drejtuar Trumpit.
Lexo shkrimin e tij të plotë në Facebook:
I nderuari Presidenti Donald Trump!
Unë jam një qytetar i Republikës së Kosovës. I një shteti të vogël i cili do të jetë përherë mirënjohës për kombin e Shteteve të Bashkuara për kontributin që dhanë në kthimin e paqes dhe lirisë së të gjithë qytetarëve të vendit tim.
I nderuari President, ju që tani po emëroheni president i Shteteve të bashkuara të Amerikës ju do të jeni dhe presidenti simbolik i joni. Sepse për çdo shqiptar kudo që është presidenti i ShBA-së e ka simbolikën e të qenit president i çdo shqiptari.
Edhe përkundër asaj që familja Klinton janë shumë të lidhur me popullin tim fitorja e juaj aspak nuk do ta zbeh dashurinë tonë për juve. Më duhet të ju them se jemi komb shumë i vogël mirëpo jemi aleati më i madh i SHBA-ve në botë sepse ju mund të keni armiq brenda Amerikës po si kryetar i SHBA-ve kurrë nuk do të gjeni armiqësi në zemrën e asnjë Shqiptari.
E shfrytëzoj rastin që nga zemra të ju uroj detyrën e re të emërimit tuaj së shpejti kryetar i SHBA-ve duke ju uruar shëndet dhe pushtet të manifestuar në paqe.
I nderuari President unë jam mysliman, i takoj besimit Islam, dhe nuk më zbeh aspak dashurinë për SHBA-të në përgjithësi dhe për juve në veçanti, prandaj ju lutem gjatë pushteti tuaj të ndani drejtësi edhe për vëllezërit e mi mysliman anë e kënd botës dhe jam i bindur se ju keni vullnet të madh për drejtësi sepse sikur neve myslimanëve të Kosovës që na keni marr zemrën do të merrni zemrat e myslimanëve të tërë botës e që po i afrohen numrit 2 miliardë të popullatës e që do të keni një prej aleatëve më të mëdhenj në glob.
Edhe njëherë Urime Juve dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës!