Ballina Lajmet Kosovë Apeli konfirmon rastin “Drenica I”

Apeli konfirmon rastin “Drenica I”

Në trup gjykues i Gjykatës së Apelit i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtar kosovar vendosi për ankesat e avokatëve mbrojtës dhe për ankesën e Prokurorit Special të parashtruara kundër Aktgjykimit të nxjerrë nga Gjykata Themelore e Mitrovicës në të ashtuquajturin rasti ‘Drenica I’. Paneli i apelit rrjedhimisht e ka ndryshuar këtë aktgjykim.

Ankesat e parashtruara në emër të pandehurve janë pranuar pjesërisht dhe në përputhje me këtë janë ndryshuar edhe aktgjykimet përkatëse:

I pandehuri Sami Lushtaku është dënuar me 7 (shtatë) vjet burgim.

Duke i marrë parasysh dënimet e shqiptuara më përpara në rastin e njohur si ‘Drenica II’, të datës 14 shtator, 2016:

Të pandehurit Sylejman Selimit i është shqiptuar një dënim i përgjithshëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.

Të pandehurit Jahir Demaku i është shqiptuar një dënim i përgjithshëm prej 7 (shtatë) vjet burgim.

Pjesët tjera të aktgjykimit janë vërtetuar.

Exit mobile version