Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka lëshuar edhe një apel për qytetarët e vendit.
Nga IKSHP kanë lutur qytetarët që të rrijnë në shtëpi, dhe të mos grumbullohen në ambiente të ndryshme, pasi që jemi në muajin e prillit dhe moti ka filluar të përmirësohet, shkruan lajmi.net.
IKSHP po ashtu ka bërë apel që të mbahet distanca sociale, pasi që sipas tyre kjo sfidë do të kalohet për aq sa ne do të kujdesemi për veten dhe të tjerët.
Ndryshe, deri tani në Kosovë janë konfirmuar 126 raste me koronavirus.
Apeli i plotë i IKSHP-së:
Ju lutemi rrini në shtëpi!
Jemi në fillim të prillit, moti po përmirësohet andaj lusim qytetarët të rrijnë në shtëpi dhe të mos grumbullohen!
Ruani higjienën, mbani distancën sociale, sepse këtë sfidë do ta kalojmë aq shpejt sa ne kujdesemi për veten dhe të tjerët!.