Apeli i IKSHPK-së: Asgjë nuk ka përfunduar, virusi ende ne mesin tonë

NAPLES, CAMPANIA, ITALY - 2020/03/23: Doctor with masks in the emergency room of the Cotugno hospital for infectious diseases, at the Pre Triage tent for checks and comparison of the data found on Coronavirus infections (COVID-19). (Photo by Salvatore Laporta/KONTROLAB/LightRocket via Getty Images)

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës iu është drejtuar sërish qytetarëve me një apel të fortë pas 21 rasteve të reja të konfirmuara me COVID-19 në vendin tonë.

“Asgjë nuk ka përfunduar! Virusi nuk po tallet! Virusi akoma gjendet në mesin tonë”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.

Nga 21 raste të reja, 19 prej tyre ishin në Prizren e dy në Suharekë! Në total, 1025 raste deri sot me 782 të shëruar e 29 kanë përfunduar fatalisht.

“Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave! Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda”, vijon IKSHPK.

IKSHPK kujton se lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të tyre dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

“Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm. Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike. Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve”, thuhet ndër të tjera në apelin e IKSHPK-së.