Anulohet tenderi 110 milionësh i Autostradës së Gjilanit

Ministria e Infrastrukturës e Kosovës edhe zyrtarisht e ka anuluar tenderin 110 milionësh për autostradën e Gjilanit.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook, ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se projekti i autostradës Prishtinë- Gjilan do të vazhdojë, dhe të njëjtit do t’i jipet një ritëm i ri.

Postimi i plotë:

Sot Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka anuluar tenderin 110 milionësh të shpallur pa miratim buxhetor në kohën e tranzicionit qeveritar. Me këtë vendim, ne i kthejmë ligjshmërinë një procesi të rëndësishëm financiar për vendin. 110 milionë euro s’mund të shpenzohen pa ligj; jo në këtë epokë të re qeverisëse.

Qeveria e re i siguron banorët e Anamoravës se projekti i autostradës Prishtinë-Gjilan vazhdon. Është prioritet i programit tonë. Javën që vjen do t’i vizitoj punimet e deritanishme që duket se kanë mbetur prapa në kohë. Do t’i japim ritëm të ri.