Anulohet ndeshja Strasbourg-PSG për shkak të koronavirusit

Ndeshja e xhiros së 28-të të ligës së parë franceze të futbollit midis Strasbourg dhe Paris Saint-Germain (PSG) është shtyrë për shkak të koronavirusit COVID-19, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtuesit e Ligës 1 kanë shtyrë ndeshjen nga frika e përhapjes së virusit i cili ka përfshirë shumë vende të botës.

Ende nuk dihet se kur do të luhet ndeshja e anuluar, ndërsa zyrtarët e futbollit francez thanë se data e re do të bëhet e ditur në një njoftim të radhës.

Ndeshja Strasburg-PSG duhej të luhej sot në orën 17:30.